Real Madrid befason me transferimin e ri

Real Madrid janë të interesuar të sjellin në ‘Santiago Bernabeu’ një mbrojtës të majtë.

Sport

23/07/2018 18:39

Gazeta portugeze ‘Record’ raporton për interesimin e Real Madridit për mbrojtësin e Portos, Alex Telles.

Sipas kësaj gazete, gjatë ditës së sotme do të ketë një takim mes dy skuadrave për të negociuar rreth kësaj marrëveshje.

Telles është më nënshtetësi braziliane, ndërsa në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Galatasarayt./Lajmi.net/