Real Madrid – Atletico Madrid, ky futbollist do ta shënojë golin e parë (FOTO)

Cristiano Ronaldo është favorit i bastoreve për të realizuar golin e parë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Sport

26/05/2016 10:38

Real Madrid dhe Atletico Madrid takohen të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Rivalët e qytetit do të ndeshen në stadiumin San Siro në Milano për trofeun më të rëndësishëm për klube.

Kurse, bastoret e kanë shpallur Cristiano Ronaldon si favorit për të realizuar golin e parë, përcjell “Lajmi.net”.

Ronaldo ka pësuar një lëndim në stërvitje gjatë kësaj jave.

Mirëpo, ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë kundër Atletico Madridit.