Reagon Van Persie: Nuk jam i lënduar

Sulmuesi i Manchester United ka lansuar një ‘sulm’ në drejtim të raporteve të mediave, të cilat thonë se ai është i lënduar dhe do të bëj operacion.

Sport

02/09/2014 21:31

Gjatë kohëve të fundit, është folur shumë për një lëndim të Van Persiet, për të cilin thuhej se do të futej në operacion dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për disa muaj.

Sidoqoftë, është vet lojtari i cili e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se këto janë vetëm spekulime.

“Unë nuk e di se nga vijnë këto spekulime. Unë sinqerisht mund të ju them se nuk do të vizitojë ndonjë spital për ndonjë operacion”, tha Van Persie për FOX Sports.

Holandezi gjithashtu ka thënë se është i gatshëm për të luftuar me Falcaon për një vend në formacionin bazë.

“Unë jam i lumtur me arritjen e Falcaos. Ai do ta forcojë skuadrën tonë. Ai duhet të luftojë për një vend në formacion, ashtu siç duhet të bëj edhe unë”, përfundoi sulmuesi.