Reagimi emocional i vogëlushes me këngën “Hello” të Adele (Video)

Një vogëlushe u përpoq që t’i linte përshtypje të mirë nënës së saj, duke kënduar këngën e Adele-së me ndjenja, por pa lëshuar zë.

Fun

07/12/2015 23:37

Bexlee Marie, nga Amerika, u filmua nga nëna e saj Tangee McMahon duke pritur në radhë për ta larë makinën, përderisa dëgjonte radion.

2-vjeçarja fillon ta lëvizë kokën nga ana në anë përderisa kënga “Hello” e Adele dëgjohej në sfond, transmeton lajmi.net.

Më pas ajo vendosi që nënës së saj t’ia dhurojë një performancë të bukur, duke e kënduar këngën vetëm duke e lëvizur gojën dhe kokën.