Raul: Nëse ndodh kjo, Real Madrid do të fitojë kundër Liverpoolit

Raul beson se Real Madrid mund ta mposhtë Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

26/05/2018 13:43

Ish kapiteni i Real Madridit, Raul ka ftuar tifozët ta mbështesin fuqishëm ekipin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Los Blancos” takohen sonte me “Reds” në finalen e Kievit në kërkim të trofeut të tretë të njëpasnjëshëm të kampionit të Evropës.

Raul beson se skuadra e Zinedine Zidane mund të dalë fitues, por vetëm me ndihmën e madhe të tifozëve, përcjell “lajmi.net”.

“Real Madrid e di se mund të llogaris në mbështetjen e tifozëve. Me ndihmën e tyre mund ta fitojmë trofeun e tretë me radhë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Raul në “Fan Zone” në Kiev. /Lajmi.net/