Rast i rrallë: Këta janë dy baxhanakët e Kombëtares së Kosovës (FOTO)

Besart Berisha është prurja e fundit e Kombëtares së Kosovës.

Sport

17/03/2017 21:53

Sulmuesi 31 vjeçar ka marrë rrugë të largët nga Australia, për të realizuar ëndrrën e tij, për të veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

“Kjo ka qenë ëndrra ime, të them të drejtën mezi po presë të luaj”, deklaroi Berisha me të mbërritur në Prishtinë, për ndeshjen Kosovë – Islandë, e cila më 24 mars luhet në Shkodër, përcjell lajmi.net.

Kombëtarja e Kosovës që nga pranimi për ndeshje miqësore në FIFA në vitin 2014, është përballur me disa fakte interesante.

Pas dominimit të ekipit kombëtar nga “Bunjakët”, e së fundi nga “Berishajt”, tani në ekipin kombëtar kemi edhe “baxhankë”.

Bëhet fjalë për Besart Berishën dhe Samir Ujkani, bashkëshortet e të cilëve janë motra.

Rasti i sulmuesit Berisha dhe portierit Ujkani, sigurisht që është një rast unik, dhe shumë pak i dëgjuar në kombëtaret tjera.

Edhe më interesant këtë e bën fakti se edhe baxhanaku tjetër i Berishës dhe Ujkanit, ka qenë një futbollist. Ai është Enis Fetahu, i cili ka qenë futbollist i njohur i Prishtinës dhe futbollit kosovar./Lajmi.net/

Enis Fetahu dhe Besart Berisha me bashkëshortet e tyre

Samir Ujkani me bashkëshorte

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6