Rashica asiston në barazimin e Werderit me Hannoverin

Werder Bremen nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e xhiros së parë në shtëpi ndaj Hannoverit.

Sport

25/08/2018 17:21

Skuadra e Milot Rashicës ka barazuar 1:1 me Hannoverin në ‘Weserstadion’.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u inkuadrua në pjesën e dytë të kësaj përballje.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Mysafirët nga Hannoveri në minutën e 76’ kaluan në epërsi 0-1.

Werder Bremen e arriti barazimin në minutën  85’ kur Gebre Selassie shënoi për 1:1, pas një asistimi që pranoi nga Milot Rashica.

Xhiron e ardhshme Bremen udhëton për t’u takuar me Eintracht Frankfurtin./Lajmi.net/