Range Rover pritet të lansojë modelin “Evoque” (Foto)

Prodhuesi britanik Range Rover, gjatë tërë kohës është duke bërë përpjekje që ta zgjerojë familjen Evoque.

Auto & Tek

24/08/2017 15:41

Gjenerata e re që do të dalë nga kjo linjë e prodhimit pas dy vitesh, do të ketë shumë ndryshime dhe nuk do të ngjajë aq shumë me paraardhëset.

Mësohet se ky SUV do të jetë i bazuar në modelin Velar, që është më i vogël, por i aftë të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

Deri më tani, vetëm reporterët e kanë parë teksa testohej në një rrugë të hapur, ndërsa besohet se mund të ketë rreth 300 kuajfuqi. /Lajmi.net/