Ramos: Nuk e preka Neymarin

Sergio Ramos insiston se nuk e preku fare Neymarin, në rastin i cili e vendosi ndeshjen. Gjyqtari Alberto Undiano akordoi penallti për Barcelonën dhe e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin spanjoll. Por, futbollisti i Real Madridit zotohet se nuk e preku kundërshtarin, në El Clasicon e mbrëmshme, të cilën e fitoi gjiganti katalunas, 4:3.…

Sport

24/03/2014 07:45

Sergio Ramos insiston se nuk e preku fare Neymarin, në rastin i cili e vendosi ndeshjen. Gjyqtari Alberto Undiano akordoi penallti për Barcelonën dhe e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin spanjoll.

Por, futbollisti i Real Madridit zotohet se nuk e preku kundërshtarin, në El Clasicon e mbrëmshme, të cilën e fitoi gjiganti katalunas, 4:3.

“Nuk e kam prekur Neymarin. Do të ishte mirë që Undiano të mos referojë më kur në El Clasico, pasi gjithmonë ndodhin gjëra të tilla, në Camp Nou dhe këtu”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll pas ndeshjes.

“Nëse njerëzit duan që La Liga të jetë më e balancuar, atëherë ja kanë arritur. Janë disa gjëra të paramenduara dhe ju nuk mund të bëni asgjë”, përfundoi Ramos.