Ramos me fjalët më të mëdha që i kemi dëgjuar deri më sot për Tottin

Edhe Sergio Ramos i ka thënë disa fjalë për pensionimin e Francesco Tottit.

Sport

28/05/2017 18:09

Totti sot për të fundit herë do të luaj në fanellën e Romës.

Ramos e ka cilësuar kapitenin e Romës si njërin ndër futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit.

“Mendoj se Totti nuk do ta kishte problem të luante në një klub të madh, sepse ai është i lindur lider, dhe lojtarët e mëdhenj gjithmonë do të gjejnë rrugën për të hyrë në ekipin e madh”, ka deklaruar Ramos, përcjell ‘Lajmi.net’.

“Kur një listë me lojtarët më të mëdhenj do të bëhet, Totti do të jetë aty. Shumë besoj se ai do të kujtohet si një nga më të mëdhenjtë”, shtoi ai./Lajmi.net/