Ramos kërkon që Reali ta transferojë këtë futbollist të Barcelonës!

Sergio Ramos e vuajti më shumë se askush tjetër humbjen ndaj Sevilla.

Sport

27/09/2018 17:08

Mungesa e Ronaldos sa vjen dhe po bëhet edhe më e dukshme te “Los Blancos” edhe pse këta të fundit refuzojnë ta pranojnë.

Loja e djeshme e madrilenëve linte shumë për të dëshiruar, me një Marcelo, Nacho, Varane dhe Ramos që duket se nuk po e gjenin dot gjuhën e përbashkët.

Braziliani ka qenë në formën e tij më të keqe, duke mos e justifikuar besimin e trajnerit, që në ndeshjen e mëparshme e nxori atë nga fusha në minutat e fundit.

Florentino Pérez është duke kërkuar një zgjidhje për mesfushën e Realit, pasi flitet se Modriç do të largohet në janar, por pas ndeshjes kundër Sevilla-s ka ardhur një kërkesë e re në tryezën e presidentit: nevojitet një lojtar i zhdërvjellët, me një reagim të menjëhershëm, që ofron qëndrueshmëri në mbrojtje.

Ramos kërkon një nënshkrim urgjent nga Pérez dhe i përzgjedhuri është? David Alaba.

Një marrëveshje e cila duket e vështirë për t’u arritur, por jo e pamundur, nisur nga fakti që futbollisti dëshiron të largohet nga Bundesliga sa më shpejt të jetë e mundur.