Rakitic ka një lajm të keq për Paris Saint-Germain

Ivan Rakitic ndihet krenar me vendimin e qëndrimit te skuadra e Barcelonës.

Sport

30/08/2018 09:52

Ivan Rakitic ka thënë se ndihet krenar që është futbollist i Barcelonës.

Mesfushori kroat zgjoi interesim nga Paris Saint-Germain, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, Rakitic vendosi të mbetet te skuadra nga Camp Nou.

“Ndihem krenar që jam futbollist i Barcelonës dhe që do të vazhdoj këtu”, deklaroi Rakitic për “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“PSG? Nuk ka asnjë klub në botë që mund të më ofrojë atë që kam te Barcelona dhe nuk e kam fjalën për paratë”, theksoi ai. /Lajmi.net/