Rakitic deklarohet pas humbjes së Kroacisë në finale nga Franca

Ivan Rakitic ka folur pas humbjes së Kroacisë në finale të Kupës së Botës.

Sport

15/07/2018 20:35

Kombëtarja e Kroacisë pati një kampanjë të suksesshme duke arritur deri në finale në Rusi, por u mund 4:2 nga Franca.

Ylli i Barcelonës pas ndeshjes, ka thënë se Franca e ka merituar Kupën e Botës.

“Ne ishim ekip më i mirë në pjesën e parë, ishim sulmues, por sonte nuk e kishim fatin”, ka deklaruar Rakitic.

“Ata shënuan katër gola nga tre goditje në portë, Më duhet të përgëzoj Francën, e merituan titullin e botës”./Lajmi.net/