Ragbistët e Arsenalit

Tifozët e Arsenalit kanë ngacmuar rivalët e tyre nga Stoke City, duke treguar aftësi të mirë në Photoshop, në formë të ngacmimit të stilit të lojës së kundërshtarit të sotëm. Ju pëlqen ose jo, Stoke ka fituar epitetin e skuadrës që luan futboll në stilin “ragbi” nën drejtimin e menaxherit Tony Pulis, për shkak të…

Sport

01/03/2014 14:15

Tifozët e Arsenalit kanë ngacmuar rivalët e tyre nga Stoke City, duke treguar aftësi të mirë në Photoshop, në formë të ngacmimit të stilit të lojës së kundërshtarit të sotëm.

Ju pëlqen ose jo, Stoke ka fituar epitetin e skuadrës që luan futboll në stilin “ragbi” nën drejtimin e menaxherit Tony Pulis, për shkak të qasjes agresive dhe topave të gjatë.

Dhe, para duelit të sotëm me rivalin Arsenal, tifozët e gjigantit londinez kanë ndezur tensionin duke ngacmuar epitetin e kundërshtarit.

Mesut Ozil, Santi Cazorla dhe Lukas Podolski janë shfaqur në një fotografi – montazh – në uniformë të ragbistëve, derisa në dorë mbajnë një letër me porosinë: “Të gatshëm për Stoken”.

Ngacmimi do të ndezë edhe më tepër tensionin mes grupeve rivale të tifozëve që janë armiqësuar pas vërshëllimeve të Stoke ndaj mesfushorit Aaron Ramsey, pasi ai theu këmbën në Britannia Stadium, disa vjet më parë.