QuizUp bëhet telequiz

Aplikacioni QuizUp, loja popullore për smartphone me shumë pyetje dhe përgjigje do të vijë tashmë në televizion me një telequiz në amerikanen Nbc. Konkurrenti në studio mund të fitojë një milion dollarë por duhet të përballet me lojtarët e aplikacionit, që do e sfidojnë nga shtëpia me telefon dhe mund të fitojnë 100 mijë dollarë.

Auto & Tek

04/10/2015 14:22

QuizUp erdhi në 2013 për iPhone, Android dhe Windows Phone. Aktualisht ai ka 75 milionë përdorues në të gjithë botën, me 600 mijë pyetje në 1200 argumente të ndryshme, disa prej të cilave janë në gjuhë të ndryshme nga anglishtja.

Programi në televizion, me të njëjtin emër, do të nisë transmetimin pranverën e ardhshme./TopChannel