Qeveria ndan mjete financiare për projektin ATOMI – Lajmi.net
Qeveria ndan mjete financiare për projektin ATOMI
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 19:55, 21 July 2016
ATOMI/ arkiv
Shkolla “Atom” tre ditë më parë është është mbyllur për shkak të mungesës së parave.

Drejtuesit e kësaj shkolle që trajton fëmijët me inteligjencë të lartë kanë deklaruar se qe një vit kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Arsimit, por që deri më tani e njëjta nuk ka ndërmarrë asgjë.

Por, lajmi.net merr vesh se nesër, e premte, 22 korrik, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, pikë e rendit do të jetë vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për këtë shkollë.

Pra, Qendra për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale, do të merr përkrahje në projektin ATOMI, vendim ky që në mbledhje të Qeverisë, siç merr vesh lajmi.net, do të dërgohet nga zyra e Kryeministrit.

Kjo, pritet të ndodh, pas deklaratave të MASHT, se në shtator do të sigurojnë fonde për këtë shkollë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO