Qesharake, ja çfarë ka bërë një kompani në Kosovë (Foto)

Kompania Abi Progres në Prizren ka bërë një gabim qesharak në shtypjen e afatit të një produkti ushqimor.

Fun

07/11/2015 23:03

Kompania që prodhon produkte ushqimore si ajvar, mermeladë, keçap dhe majonez, ka bërë një gabim qesharak në një keçap.

Kjo kompani ka shtypur afatin e skadimit në keçap “31 shkurt, 2017”, transmeton lajmi.net.

12205107_10205067968994729_976150546_n

Një faqe në Facebook, e quajtur Gjakova Sot, ka postuar fotografinë e këtij keçapi ku data e skadimit të tij është 31 shkurt – datë kjo që në fakt nuk ekziston. (lajmi.net)