“Qershia mbi tortë”, Milani befason me super-transferim (FOTO)

Radamel Falcao mund të jetë “qershia mbi tortë” për Milanin këtë afat kalimtar.

Sport

26/07/2017 22:20

Pas shumë afrimeve, kuqezinjtë janë duke kërkuar edhe një goditje përfundimtare, ku dëshirojnë të sjellin një emër të madh në fazën e sulmit.

Së fundi, ‘rossonerët’ janë kthyer nga sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao.

Kolumbiani ka kontratë me francezët deri në vitin 2020, ndërsa sezonin e fundit shënoi 30 gola, duke qenë më meritori në suksesin e arritur në Ligue 1, ku u shpallën kampion./Lajmi.net/