Qëndroni larg këtyre shenjave të horoskopit!

Janë ngatërrestarë, “fusin shejtanin në shishe” dhe e kanë mendjen vetëm për telashe!

Fun

26/05/2018 14:44

Ja kush janë 5 mistrecët e horoskopit që do të ngatërrojnë të gjithë dynjanë!

Virgjëresha
Virgjëresha është një shenjë që nuk e ka problem ta thotë mendimin e saj , por sikur të kishte pak më shumë takt, mirë do ishte. Janë pak arrogantë dhe mënyra sesi shprehen mund t’ju bëjë të ndiheni keq.
Peshorja
Peshorja karakterizohet nga sharmi, por e përdor këtë të fundit për të manipuluar ! Janë telashendjellës por në fund ia arrijnë të dalin pa u “lagur”.
Binjakët
Binjakët luajnë lojë të dyfishtë dhe kjo është arsyeja që pse futeni gjithmonë në telashe me këtë shenjë !
Shigjetari
Kjo shenjë futet në telashe sepse është një shenjë provokuese që nuk e kupton sesa ndikim mund të kenë veprat e tij tek të tjerët, sipas Class. Është shenjë e papërgjegjshme.
Ujori
Ndonëse ujori është një shenjë e paqtë, “shejtanlliku” i tyre lidhet me pavarsinë dhe moskokëçarjen e tyre./In Tv/