Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni tashmë tre ditë me radhë në ndërprerje

Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni tashmë tre ditë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë ‘Infrastruktura’ sindikatat e të cilave kërkojnë zgjidhje të problemit me pagesën e pagave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Lajme

20/02/2017 09:44

Nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë e as ato të mallrave, informojnë nga Stacioni hekururdhor në Shkup, njofton AIM.

Protesta është në organizim të organizatës së Sindikatës së pavarur të HM ‘SZHM-Infrastruktura’ dhe ‘ANS-Zhelezniçari’.

Nga Hekurudha e Maqedonisë informojnë se para fillimit të fundjavës, të punësuarve do t’u paguhet pjesa e dytë e pagave për dhjetorin 2016, ndërsa deri në fund të muajit edhe paga e janarit për vitin 2017. /Telegrafi/