PZAP anulon vendimin e KQZ-së, Naim Bazaj mbetet kandidat për kryetar të Drenasit (Dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për decertifikimin e Naim Bazajt në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

Lajme

22/11/2016 18:07

“Aprovohet si e bazuar apeli i subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, ashtu që anulohet vendimi i KQZ-së, me numër 1084-2016 i datës 20.11.2016 dhe çështja i kthehet KQZ-së, në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

“Hedhet si e palejuar pjesa e kërkesës së panelit të subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, në pjesën që i referohet lënies në fuqi të vendimit të KQZ-së, numër 1024/2016 të datës 11.11.2016, për certifikimin e kandidatit Naim Bazaj, për kryetar të Komunës në Gllogoc, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhej më tej në këtë vendim.

Për këtë vendim të PZAP-së KQZ-ja mund të ankohet vetëm në Gjykatën Supreme.

Me këtë vendim, ligjërisht i bie që Bazaj duhet të vazhdojë të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, edhe pse ai i ka rënë pishmanit dhe tash po mbështetë Ramiz Lladrovcin për të parin e komunës.

Lajmi.net sjellë vendimin e plotë të PZAP-së:

pzapi pzapi1 pzapi2