Pyetje femrash! Çfarë kanë kërkuar më shumë në Google?

Ndërkohë që personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe biznesit kanë parukierë, stilistë, dhe grimierë personalë për t’u dukur bukur, pjesa tjetër ka Google.

Fun

28/12/2016 15:35

Motorri i kërkimit më i famshëm në botë është si një enciklopedi ku mund të gjesh pothuajse gjithçka, raporton Living. Kësaj tendence nuk mund t’i mungojnë as femrat. Google trends ka publikuar një listë me 10 pyetjet më interesante rreth bukurisë të bëra nga femrat gjatë vitit që po lëmë pas. Lexojini me vëmendje, ndoshta mund të keni bërë edhe ju ndonjë nga këto pyetje.

1. Si të zhduk qeskat poshtë syve ?

2. Çfarë është teknika e lyerjes balayage ?

3. Si mund të bëj gërshet kurriz peshku ?

4. Si të heq xhelin e thonjve pa dëmtuar thonjtë natyralë?

5. Si të pastroj furçat e make up-it ?

6. Si mund të trash vetullat ?

7. Cila është fondatina e duhur për llojin tim të fytyrës ?

8. Si mund të rris flokët sa më shpejt ?

9. Si t’i jap formë vetullës ?

10. Si mund të depiloj zonën intime pa patur irritime të lëkurës?