Puyol befason të gjithë me parashikimin për sfidën Barcelona-PSG

Carles Puyol beson që Barcelona mund ta eliminojë Paris Saint Germainin.

Sport

21/02/2017 18:33

Ish-mbrojtësi i katalunasve e sheh rezultatin 4:0 si shumë të vështirë për t’u kthyer, por jo të pamundur.

“Është koha që skuadra të jetë e bashkuar. Vetëm në këtë mënyrë skuadra mund të kalojë këtë moment. E dimë që rezultati në Paris dhemb, por nëse ekziston një skuadër që mund ta rikthejë këtë rezultat, ajo është Barcelona”, deklaroi Puyol, përcjellë “lajmi.net”.

“Është një rezultat i vështirë, por jo i pamundur. Kjo skuadër ka bërë shumë në vitet e fundit dhe e meriton besimin e gjithë botës. Jam me ta deri në vdekje”, shtoi ish-kapiteni i ekipit nga “Camp Nou”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6