Pula që lundron anë e mbanë botës! (FOTO)

Kjo është një histori paksa e çuditshme, por e vërtetë. Dy vite në det kanë bërë që shoqëria mes dy “marinarëve” të forcohet edhe më shumë.

Fun

13/06/2016 23:17

 

Bëhet fjalë për shoqërinë mes 24-vjeçarit Guirec Soudee dhe pulës Monique, të cilët prej dy vitesh kanë udhëtuar së bashku nëpër botë, në diell dhe në shi.

24-vjeçari është ai i cili duhet të bëjë punët e vështira në anije, ndërsa pula shijon pamjet e mrekullueshme nëpër botë, si dhe bën vezë në kuvertën e saj.

Këto pamje të hedhura në internet nga 24-vjeçari kanë tërhequr jo pak vëmendje nëpër mediat franceze, pasi është konsideruar si një rast i çuditshëm dhe i pazakontë.

Guirec, i cili është nga Brittany, Francë, e filloi aventurën e tij rreth botës me Monique në Maj të 2014.

pula-4pula-5pula-7