Publikohen pamjet zyrtare të Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 edge+

Evan Blass, i njohur si @evleaks, ka shfaqur në llogarinë e tij në Twitter fotot zyrtare të Samsung Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 edge+. Të dy telefonat priten të prezantohen më 13 gusht, ku Samsung do të zhvillojë eventin “Unpacked”. Eventi do të zhvillohet në Nju Jork, dhe në mënyrë ironike titullohet “The Big Apple”.

Auto & Tek

02/08/2015 21:32

Samsung Galaxy S6 edge+ thuhet se do të shitet në gjithë botën dhe do të jetë fitimprurës për Samsung-un. Pajisja është pothuajse e ngjashme me Samsung Galaxy S6, por me ekran 5.7 inç. Sipas një raporti të publikuar së fundmi në sajtin Zauba, konfirmohet se Galaxy S6 edge+ do të ketë po të njëjtën kamerë 16 megapikselë në anën e pasme ashtu si Galaxy S6 edge.

Samsung Galaxy Note 5 thuhet se do të fuqizohet nga procesori Exynos 7422, si dhe do të pajisjet me lapsin digjital S Pen, që do të vendoset në anën e djathtë. Galaxy Note 5 pritet të hidhet në disa tregje të caktuara, ku janë shitur edhe seritë e mëparshme Galaxy Note. Këtu përfshihet SHBA dhe Koreja e Jugut.