PSG s’ka të ndalur, vjen një super përforcim nga Serie A (FOTO)

Paris Saint-Germain kërkon një përforcim nga Serie A.

Sport

23/09/2017 09:24

Paris Saint-Germain ka identifikuar përforcimin e ri.

Mediat italiane raportojnë se klubi i pasur nga Ligue 1 është i gatshëm të fillojë bisedimet me Lazion për mesfushorin Sergej Milinkovic Savic.

Futbollisti serb ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në vitin e fundit duke zgjuar interesim nga shumë klube evropiane, përcjell “lajmi.net”.

PSG beson se mund ta mposht konkurrencën me Juventusin dhe Bayern Munichun për ta sjell Savicin në Parc des Princes gjatë vitit 2018. /Lajmi.net/