PSG publikon lajmin e madh

Paris Saint-Germain pret ta ketë në ekip mesfushorin e Manchester Unitedit, Angel Di Marian pas një jave.

Sport

25/07/2015 13:57

Angel Di Maria do të transferohet në Paris Saint-Germain.

Klubi francez planifikon që të kthehet nga turneu përgatitor së bashku me mesfushorin e Manchester Unitedit në radhët e tij, raportojnë mediat franceze.

Paris Saint-Germain për blerjen e Di Marias do të paguajë 65 milionë euro.

Kurse, argjentinasi do të largohet nga Old Trafford vetëm një vit pas transferimit nga Real Madrid.