“PSG nuk e ka kontaktuar Bayernin për Boatengun”

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, i ka quajtur të pavërteta thashethemet për një lëvizje të mundshme të Jerome Boateng drejt PSG-së.

Sport

29/07/2018 19:20

Mediet të shumta kanë raportuar se skuadra nga kryeqyteti francez është e interesuar të nënshkruajë me reprezentuesin gjerman.

Rummenigge duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga PSG për Boatengun.

“Duke parë lajmet për JB17Official, ne nuk kemi pasur asnjë kontakt nga PSG dhe nuk kemi diskutuar për ndonjë shumë parash”, ka thënë ai.

“Nuk e di a është ndonjë përfaqësues i tij, por ne nuk kemi finalizuar asnjë transferim për këtë gjë”./Lajmi.net/