Pse Serbia nuk duhet të diskutojë rreth kërkesës së Thaçit për Ushtrinë ?

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun beson se Kuvendi i Serbisë nuk duhet të diskutojë për kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Fun

14/03/2017 11:15

Drecun për  B92 tha se në seancën e Komisionit Parlamentar të mbajtur në shkurt kanë diskutuar rreth situatës në Kosovë dhe se ai kishte kërkuar një vlerësim të sigurisë, transmeton Klan Kosova.

“Sapo do të ketë nevojë, Komisioni do të takohet përsëri. Tani ju nuk duhet të biejmë në grackën e polemikave dhe të provokojmë destabilizim”, ka thënë Drecun.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë gjatë mbledhjes së djeshme  ka konstatuar gjatë mbledhjes së djeshme autoritetet serbe ndërmarrin të gjitha mjetet politike dhe diplomatike për të kundërshtuar destabilizimin e situatës në Kosovë si dhe krijimin e  ushtrisë së  Kosovës.