Protestojnë të zhveshura kundër përdorimit të lëkurës së kafshëve në industrinë e tekstilit (Foto)

Vegjetarianet e organizatës PETA, protestuan të zhveshura kundër përdorimit të lëkurës së kafshëve në industrinë e tekstilit, para ndërtesës ku filloi Java e Modës në Londër.

Fun

18/02/2018 09:37

 

Me moton ‘Vishni Lëkurën Tuaj’ të shkruar në trup, aktivistet inkurajuan që të mos përdoret lëkura, leshi, gëzofi, apo materiale tjera që merren prej gjallesave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Grupi i mbështetëseve të organizatës PETA, sfiduan motin e ftohtë, derisa përfunduan protestën, ku bënin thirrje të përdoren materialet e prodhuara artificialisht.

“Qoftë gëzof nga ndonjë dhelpër e frikësuar, agora lepuri apo ndonjë këlyshi të butë, nuk është material i prodhuar dhe nuk na përket neve ta marrim” ka thënë Elisa Allen, drejtuese e organizatës PETA.

Me këtë rast, është kërkuar që të përdoren mjete të shumta që janë në treg, për të shmangur përdorimin e pjesëve të kafshëve, si leshi apo jelet.

Më parë, nën sloganin “nuk është e jona të vishemi me kafshë” oshtë realizuar një fushatë, ku tregohet se si disa kafshë jetojnë në hapësira mizore, derisa rriten për t’ju marrë lëkurën apo rrjepur gëzofin. /Telegrafi/