Pronari që s’di asgjë për futboll

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka dalë në mbrojtje të homologut të tij nga Cardiff, Malky Mackay duke akuzuar pronarin e klubit uellsian, Vincent Tan se: “Nuk di asgjë për futboll”. Cardiff do ta vizitojë Anfield Roadin të shtunën, një javë pas përplasjes mes Mackayt dhe Tanit rreth përforcimeve, që ka zgjuar spekulime rreth të…

Sport

19/12/2013 17:19

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka dalë në mbrojtje të homologut të tij nga Cardiff, Malky Mackay duke akuzuar pronarin e klubit uellsian, Vincent Tan se: “Nuk di asgjë për futboll”.

Cardiff do ta vizitojë Anfield Roadin të shtunën, një javë pas përplasjes mes Mackayt dhe Tanit rreth përforcimeve, që ka zgjuar spekulime rreth të ardhmes së menaxherit.

Sezoni i parë i Cardiffit në Premierligë solli shkarkimin e përgjegjësit kryesor për përforcime, Iain Moody, i cili është zëvendësuar nga një person që nuk ka të kaluar në futboll dhe është shok me të birin e Tanit.

Rodgers e ka të vështirë të kuptojë pse Mackay është nën presion të tillë në Cardiff City Stadium.

“E konsideroj si të pabesueshme gjithë këtë debat për Malkyn, të cilin e njoh shumë mirë nga puna në Watford”, deklaroi ish menaxheri i Swanseas.

“Konkludimi im është se Cardiff ka një biznesmen që udhëheq klubin por që nuk di asgjë për futbollin. Ai duket se ka qenë biznesmen i suksesshëm, urime, por futbolli nuk është si bizneset tjera”, përfundoi Rodgers.