Prokuroria në pritje të Gjykatës për caktimin e seancës në rastin “veteranët” – Lajmi.net
Prokuroria në pritje të Gjykatës për caktimin e seancës në rastin “veteranët”
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:47, 3 October 2018
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, janë emrat për të cilët Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë lidhur me çështjen e veteranëve.

Më 14 shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë ndaj 12 të pandehurve dhe i kishte dërguar lëndën Gjykatës Themelore në Prishtinë të njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK-së.

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj, janë emrat për të cilët Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë lidhur me çështjen e veteranëve.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve /DOKUMENT  

Që nga ajo kohë ndaj 12 të pandehurve ende nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore, shkruan lajmi.net.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë për lajmi.net, se ende nuk dihet kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj 12 të dyshuarve për fryrje të listave të veteranëve.

Lexo edhe:

Intervistime, miliona faqe material, 800 dosje – Dëshmi kundër 12 të akuzuarve për veteranët /Dokument

“Jo, nuk dihet akoma. Ne jemi në pritje të Gjykatës. Ne vetëm po e presim ftesën e Gjykatës. Tash ne nuk mund të ndërhyjmë sepse janë disa faza ligjore dhe gjykata e cakton”, ka thënë shkurt Hoxha për lajmi.net.

Përderisa ende nuk është mbajtur asnjë seancë dhe nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje, shumë veteranë të cilët janë në mesin e veteranëve mashtrues vazhdojnë të marrin pensionin e tyre.

Pa pasur ndonjë vendim të Gjykatës, veteranëve nuk mund t’ju ndalohet marrja e pensionit që i takon sipas ligjit.

Një gjë të tillë e ka thënë për lajmi.net Halil Matoshi, zëdhënës i Qeverisë.

“Të gjithë veteranët do t’i marrin pensionet e tyre të ligjshme përderisa një gjykate nuk thotë ndryshe”, ka deklaruar Matoshi për lajmi.net.

Kujtojmë, se nga provat që kishte siguruar Prokuroria Speciale e Kosovës, ishte vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale kishte propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit.

Po ashtu, PSRK-ja kishte propozuar që Gjykata të merr vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm t’ju ndalohet marrja e pensionit si veteran luftëtarë i UÇK-së.

Ndyshe, lajmi.net ka publikuar pjesë të ndyshme nga aktakuza që Porkuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 12 të akuzuarve. Gjithashtu, lajmi.net ka publikuar edhe listat me emra që prokuroria thotë se kanë përfituar kundërligjshëm pensione. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Zona e Dukagjinit me afër 8 mijë veteranë të rremë, kështu radhitën zonat tjera /Dokument

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO