Zona e Dukagjinit me afër 8 mijë veteranë të rremë, kështu radhitën zonat tjera /Dokument

12:58 | 15 Shtator 2018

Foto nga: Flutura Toplana

68.153.533.14 euro dëme i kanë kushtuar buxhetit të Republikës së Kosovës, nga veteranët e rrejshëm që vërshojnë listat e fryra.

Skandali që goditi Kosovën me listat e fryra të veteranëve të rrejshëm tani ka filluar të merr formë, duke u hetuar ‘mashtruesit’. Dje është ngrit aktakuzë kundër 12 anëtareve te Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve te luftës së UÇK-së.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Mbi 900 faqe aktakuzë për 12 të akuzuarit e listave të veteranëve /DOKUMENT  

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dje (e premte) ka ngritur aktakuzë kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e plotë, mbi 900 faqe, që Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK.

68.153.533.14 euro dëme i kanë kushtuar buxhetit të Republikës së Kosovës, nga veteranët e rrejshëm që vërshojnë listat e fryra.

Zona Operative e Dukagjinit është zona më e prekur nga veteranët e rrejshëm, thotë aktakuza që posedon lajmi.net.

“Invalidëve të Luftës, buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 €uro dhe atë nga zonat operative:

Në Zonën Operative të Drenicës, ka 2330 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Pastrikut, listohen 4701 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Dukagjinit, janë të përfshirë emrat e 7949 anëtarëve ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Shalës, janë 1389 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Norodimes, ka 823 anëtarë ‘veteranë’.

Në Zonën Operative të Karadakut, prokuroria liston emrat e 396 anëtarë ‘veteranë’.

Në Operacionin Shigjeta, prokuroria liston emrat e 1035 anëtarë ‘veteranë’.

Në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, prokuroria liston 272 anëtarë ‘veteranë’.

Në MMRK-të, prokuroria liston 107 anëtarë ‘veteranë’.

Në UÇPMB, prokuroria liston 779 anëtarë ‘veteranë’ që dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm pension.

Kujtojmë, se Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, më 15 gusht të këtij viti ishte dorëhequr për shkak të kërcënimeve, që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror kur po hetonte listat e fryra të veteranëve.

Lajmi.net posedon listën me të gjithë emrat që prokuroria i kategorizon si veteranë të rrejshëm. Këtë listë lajmi.net do e sjellë ekskluzivisht nesër. /Lajmi.net/