Profesori i edukatës fizike, i dhënë pas bukurshkrimit (Video)

Duken sikur të jenë shënuar me kompjuter. Por në fakt këto shkronja janë qëndisur bukur nga Flamur Gacaferri.

Fun

13/03/2016 20:37

 

Gacaferri që është edhe drejtor i shkollës Aziz Sylejmani në Mitrovicë thotë se  bukurshkrimin e nisi qysh në vegjëli.

Në fakt për këtë veçori Gacaferri nuk është se ka shkollimin adekuat, njofton Klan Kosova.

E që të arrijë atë që do në kaligrafi për të ka rëndësi stilografi, që ky ka shumë lloje të tyre.

Por veç fonteve të ndryshme bukurshkrimi që i ka krijuar, Gacaferri atë e aplikon edhe në të gjithë dokumentacionin shkollor.

Madje edhe emrat e nxënësve në ditar i shkruan për bukuri.

E kjo gjë pëlqehet fort edhe nga mësimdhënësit.

Veç këtyre Gacaferri plotëson me bukurshkrim çdo fundvit edhe librin amë e madje edhe mbush diplomat e nxënësve.

YouTube player