Procesori i ri i cili do të bënte që celulari të mbushet shumë shpejtë

Gjenerata e ardhshme e procesorëve të ARM do të dërgojë 3.5 herë më shumë energji në celularë se sa çipat të cilët përdoren tani në celularët e mençur.

Auto & Tek

04/02/2015 17:47

Gjigandi i çipave prezantoi procesorin Cortex-A72 të martën, për të cilin kompania thotë se është procesori me performancën më të lartë në botë.

Procesori Cortex-A72 ka 3.5 herë më shumë energji dhe është 75% më efikas në energji se sa gjenerata e mëhershme e procesorit, modelit A15, transmeton Lajmi.net.

Ky procesor do të fillojë të shitet së bashku me celularët dhe tabletët gjatë vitit 2016. ARM prezantoi gjithashtu edhe një procesor grafik, Mali-T880, për të cilin kompania premton se do të sjellë kualitet në lojërat tek pajisjet mobile.