Problemi i parë i Ibrahimovicit në Man Utd

Zlatan Ibrahimovic ka krijuar problemin e parë në Manchester United, ende pa filluar sezoni i ri në Premierligë.

Sport

24/07/2016 22:51

Zlatan Ibrahimovic ka krijuar problemin e parë në Manchester United.

Përforcimi i ri i “Red Devils” ka zgjedhur numrin 9 te skuadra e tij e re.

Por, këtu ka ndodhur një problem. Anthony Martial ka mbetur i pakënaqur që suedezi mori numrin që i takonte atij, shkruajnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, Ibrahimovic nuk kthehet prapa, dhe nuk e ka ndërmend ta ndërrojë numrin e zgjedhur.

Si do të përfundojë kjo situatë, mbetet të shihet.