Probleme në zemër, Carrick pensionohet nga futbolli – Lajmi.net
Probleme në zemër, Carrick pensionohet nga futbolli
Autori: Lajmi.net Premier LeagueSport 13:34, 13 March 2018
Michael Carrick, i detyruar të pensionohet nga futbolli.

Michael Carrick do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur në fund të sezonit.

Arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga veterani i mesfushës së Manchester United nuk është mosha, por një problem në zemër i pikasur në fund të vitit të kaluar.

“Nëse trupi të thotë se është momenti për të hequr dorë nga futbolli, duhet ta pranosh. Problemi në zemër nisi në ndeshjen kundër Burtonit dhe u përsërit gjatë stërvitjes. Shpeshherë e kam pyetur veten nëse ia vlen të luaj më futboll, por e kam kaluar këtë gjendje.”

I lindur në vitin, Carrick është pjesë e Manchester United që nga 2006-a, i kërkuar me ngulm nga Sir Alex Ferguson. Ka arritur të fitojë gjithçka me “Djajtë e Kuq”, nga Championsi, Europa League, duke kaluar te 5 titujt e Premier Leagues. Pavarësisht problemeve, 37-vjeçari do të vijojë të luajë deri në fund të sezonit, përcjell “SuperSport.al”.

“Thjesht kam nevojë të ruaj formën. Dëshiroj të kujtohem si një njeri që i bëri gjërat mirë, pa asnjë keqardhje.”

Carrick, që ka luajtur shumë pak gjatë këtij sezoni për shkak të aritmisë, e ka të qartë se e ardhmja e tij mbetet te Manchester United.

Mesfushori anglez ka simpatinë e Jose Mourinhos, që e pret në stafin e tij.

“Pres t’i bashkohet stafit të United, drejtuesit e klubit do të ishin shumë të lumtur,” – deklaroi portugezi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO