Problem në Real Madrid, ja çfarë ka bërë Lopetegui

Julen Lopetegui ka sjellë dyshime me drejtimin e ekipit në duelin ndaj Atletico Madridit.

Sport

16/08/2018 13:30

Julen Lopetegui ka filluar të kritikohet nga tifozët e Real Madridit pas humbjes 4:2 nga Atletico Madrid në Superkupën e Evropës.

Trajneri i ri ka filluar të fajësohet për mënyrën e drejtimit të ekipit në disfatën nga rivali i qytetit.

“Mundo Deportivo” shkruan se Lopetegui është një prej fajtorëve kryesorë për humbjen e Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka ngjallë dyshime për mënyrën e drejtimit të ekipit në aspektin taknik duke detyruar presidentin Florentino Perez të mendojë për angazhimin e përforcimeve të reja për sezonin e ri. /Lajmi.net/