Problem me aeroplanin e Kombëtares shqiptare, futbollistët e frikësuar

Gjatë kthimit për në Shqipëri Avioni nuk ka mundur të ulej në orar në Aeroportin e Tiranës “Nëna Terezë’.

Sport

07/10/2017 13:58

Kombëtarja shqiptare pas humbjes nga Spanja është nisur menjëherë për në Shqipëri.

Por, nuk ka shkuar gjithçka mirë gjatë udhëtimit me çarter, shkruan Panorama Sport.

Gjatë kthimit për në Shqipëri Avioni nuk ka mundur të ulej në orar në Aeroportin e Tiranës “Nëna Terezë’, për shkak të motit të keq dhe për më shumë se 40 minuta është detyruar të qëndrojë në ajër.

Çarteri i kuqezinjve ka aterruar në Shqipëri në orën 04:30.

Ky moment shkaktoi panik në ekipin e Kombëtares.