Pritja mori fund, Arsenali triumfon në FA Cup

Arsenali mposhti Hull Cityn me rezultat 3:2, pas vazhdimeve në finalen dramatike në FA Cup duke i dhënë fund pritjes së gjatë për një trofe, nga viti 2005.

Sport

17/05/2014 21:31

Pritja e gjatë për një trofe nga viti 2005 mori fund pasi Arsenali mposhti Hull Cityn në finalen e FA Cup, me rezultat 3:2 në Wembley.

Hull befasoi ekipin e menaxherit Arsene Wenger duke shënuar dy gola të shpejtë brenda nëntë minutave lojë nëpërmjet James Chester dhe Curtis Davies.

Arsenali u kundërpërgjigj nëpërmjet Santi Cazorlas në minutën e 17-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Kurse, në minutën e 72-të, Laurent Koscielny e barazoi rezultatin për Arsenalin duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

E aty hero u bë mesfushori Aaron Ramsey me golin e tij në minutën e 109-të që u përkujdes se fituesi nuk do të përcaktohet me penallti.

Pritja e gjatë mori fund, Arsenali mund të festojë.