Prishtina vrapon, nesër Mini Maratona 5 km

"Mini Maratona " shënon vitin e 4të të aktivitetit.

Sport

16/06/2018 18:05

RUTA  5K eshte e njejte sikurse çdo vit : Nisja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te rrethi i madh (Hotel Baci) dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahen aktivitete te ndryshme .

Nga ora:

11:00                     DJ dhe muzike,

11: 15                    Kangoo Dance me 4 performanca

12:00                          vrap

12:30 -13:00             ndarja e shperblimeve

Si vrapim unik prej 5km Mini Maratona senzibilizon kauza te ndryshme dhe ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme duke ia bart energjin positive secilit pjesëmarrës, dhe ne fund  duke i dhënë kontribut  përsëri komunitetit .

Këtë vit mjetet e mbledhura nga shitja e numrave do të ju dedikohen fëmijëve talent në sport te cilët nuk kanë mundësi te zhvillojnë aktivitetin në mungesë te mjeteve.

“Mini Maratona 5K ”  në vitin e parë  ka senzibilizuar gjendjen e fëmijëve me autizëm dhe  mjetet e mbledhuar janë dedikuar tek “ Asociacioni  Nacional i Autizmit në Kosovë”,

“Mini Maratona 5K ”  në vitin e dytë  me mbështetjen e Ministris për Mirëqenie dhe Komunën e Prishtinës, ka senzibilizuar gjendjen e grave të keqtrajtuara dhe mjetet e mbledhur janë dedikuar tek “ Qendra për mirëqenjene të Gruas” në Pejë , ndërsa

“Mini Maratona 5K ”  në vitin e tretë ka senzibilizuar gjendjen e   FEMIJEVE ME KANCER dhe nga mjetet e mbledhura nga shitja e numrave është renovuar ne tërësi Repartit i Onkologjisë ne Kliniken e Pediatrisë ne Prishtinë.

Pjesëmarrësit në “Mini Maratona 5K ” mund të jenë  moshave te ndryshme ,vrapues për herë të parë , atletë profesionistë e studentë.

Fituesit zyrtar do të ndahen në TRI KATEGORI dhe do te fitojnë shpërblime modeste. Kategoria e femrave  , e meshkujve dhe e fëmijëve.