Princesha Dajana e ka tradhëtuar Princin Charles?

Ish-tenisti serb Sllobodan Zhivojinoviç pretendon se kishte një lidhje me Princeshën Dajana.

Fun

30/04/2016 02:04

Ai pretendon se kishte një lidhje me të derisa ajo akoma ishte e martuar me Princin Charles, përcjell lajmi.net

Sllobodan Zhivojinoviç, ka thënë se marrëdhënia e tyre ka filluar gjatë një ndeshje të tij në ‘Wimbledon’.

52-vjeçari, pohon se ata ishin shumë të afërt dhe Dajana i ndiqte ndeshjet e tij nga afër fushës dhe jo nga ulëset e VIP-ave.

Duke folur për një gazetë serbe, ish-teniseri ka thënë se ajo ishte një grua e mrekullueshme por nuk ka dashur të fliste më shumë për shkakun se ajo më nuk është mes nesh.

Sllobodan Zhivojinoviç është tërhequr nga tenisi në vitin 1992, pikërisht në atë vit që ishtë martuar me këngëtarën serbe, Lepa Brena./lajmi.net