Prezantohet Cyrcle, smartphone i parë i rrumbullakët (FOTO)

Quhen Christina Cyr dhe Linda Inagawa, dy themelueset e DTOOR, shkurim i “Designing the opposite of rectangle”.

Auto & Tek

02/03/2016 17:07

Janë pikërisht këto dy gra që kanë prezantuar Cyrcle, smartphone-in me pamjen inovative që ka bërë revolucion.

Prototipi është shfaqur në “Mobile World Congress” në Barcelonë dhe smartphone me pamjen unike është ideuar nga dy ish-punonjëse të Microsoft.

Ashtu si kanë pranuar dhe vetë krijueset, bëhet fjalë për një aparat të krijuar nga gratë për gratë.

Forma e rrumbullake që të kujton një kuti me pasqyrë për grimin, të lejon ta mbash lehtësisht në çantat e vogla ose ato rrethore, por edhe ta nxjerrësh si një aksesor të modës, që mund të kombuninosh me rripin ose xhaketën.

Prototipi i treguar nuk është origjinal vetëm nga paraqitja e jashtme, por dhe nga materialet e përdorura.

Kasa është rezultat i një stampimi në 3 D, ndërkohë që elementet e brendshme janë të hapura, për t’i lejuar të gjithëve mundësinë e personallizimit sipas preferencave, kjo e realizuar sipas një seti RePhone nga Seed./tvklan.al

Cyrcle_phone_inside-large_transqVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8-600x445 640x360 cyrcle-the-3d-printed-circular-smartphone-is-anything-but-square-4-600x445