Prezantimi i parë i iPhone nga Steve Jobs, më inspiruesi në histori të teknologjisë
Saktësisht tetë vite më vonë, më 9 janar 2007, Steve Jobs kishte dalë në skenë gjatë një konference të Apple dhe kishte shfaqur pajisjen e parë iPhone.
Auto & Tek
Duke filluar me fjalët “Do të bëjmë histori sot”, themeluesi i kompanisë kishte bërë shaka me publikun duke iu thënë se do të prezantonte tre produkte: një iPod me prekje, një celularë dhe një pajisje për komunikim në internet.
Sidoqoftë, Jobs kishte zbuluar vetëm një pajisje: celularin iPhone, celulari i parë i Apple, transmeton Lajmi.net.
Pas kësaj, iPhone doli të jetë prodhimi më i suksesshëm i Apple ndonjëherë, me 500 milion copë të shitura.
Modelet më të fundit – iPhone 6 dhe 6 Plus – janë tani vetëm një pjesë e vogël e ekosistemit të iOS, së bashku me iPad dhe pajisjet e tjera me prekje.
Prezantimi i parë i iPhone nga Steve Jobs do të mbetet në histori si njëri nga prezantimet më inspiruese të një produkti teknologjik që kemi parë ndonjëherë, transmeton Lajmi.net.
Prezantimin e parë të iPhone mund ta shikoni më poshtë: