Presion i madh mbi Rabiot

Adrien Rabiot, padyshim njëri nga lojtarët më të përmendur në merkato, po kalon në një presion të madh.

Sport

13/10/2018 17:22

Lojtari nuk po pranon asnjë lloj marrëveshje me skuadrën aktuale ,PSG, dhe nuk ka ndërmend të nënshkruaj kontratë të re.

Ai ka bërë të ditur tek klubi se dëshiron largimin drejt Barcelonës. Klubi i mbylli dyert për Rabiot dhe francezi nuk ishte i kënaqur me këtë gjë.

Sezoni i ri filloi ndryshe. Mesfushori gjeti hapësira në planet e Tuchel, duke humbur vetëm 24 minuta lojë zyrtare.

Në anën tjetër, Barcelona, e cila ishte skuadra e parë në mendjen e lojtarit, ka frikë se 23 vjeçari nuk do të mund t’iu rezistojë milionave të Naser Al-Khelaifi.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë lojtari. Nëse situata qëndron e pa ndryshuar, në janar do të zhvillohen bisedime mes Rabiot – Barcelona. /Lajmi.net/