Presidenti i Federatës spanjolle tregon nëse do të përjashtohen nga “Botërori 2018”

Juan Larrea, ka siguruar se askush nuk do ta dëbojë Spanjën nga Kupa e Botës.

Sport

15/12/2017 15:10

Presidenti i përkohshëm i FFS-së, Juan Larrea, ka siguruar se askush nuk do ta dëbojë Spanjën nga Kupa e Botës.

“Takimi [me FIFA-n] do të jetë informativ dhe, në asnjë mënyrë, ndëshkues”, ka thënë ai për AS.

“Askush nuk do ta largojë Spanjën nga Kupa e Botës. Kjo është e pamundur dhe asnjëherë nuk është folur për të. Kjo është e tepërt. Nuk do të ndodhë. Çfarë duan njerëzit? Që Spanja të largohet e Italia të luajë [në vend të saj]?” ka insistuar ai, transmeton Express.

Ai ka pohuar se Federata e Spanjës është duke funksionuar mirë dhe se Spanja e meriton vendin në Kupën e Botës.

“Federata po funksionin normalisht dhe kombëtarja e ka merituar vendin në Kupën e Botës përmes lojës në fushë dhe FIFA pajtohet me ne për këtë”, shtoi ai.