Premierliga, më e mira

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur se Premierliga është liga më e mirë në botë. Elita e futbollit anglez u kritikua gjatë javës së fundit pas disfatave të Arsenalit, Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, derisa Chelsea barazoi 1:1 në udhëtim me Galatasarayn. Por, Wenger insiston se kualiteti i Premierligës…

Sport

28/02/2014 19:29

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur se Premierliga është liga më e mirë në botë.

Elita e futbollit anglez u kritikua gjatë javës së fundit pas disfatave të Arsenalit, Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve, derisa Chelsea barazoi 1:1 në udhëtim me Galatasarayn.

Por, Wenger insiston se kualiteti i Premierligës është i padiskutueshëm.

“Insistoj se është më e mira, pavarësisht rezultateve të fundit. Është liga më e baraspeshuar. Nuk ekziston një dallim sa i përket kualitetit, për shembull, mes Bayern Munichut dhe pjesës tjetër të ligës gjermane”, u shpreh Wenger.

“E keni Bayernin, Dortmundin, dhe pastaj ekziston një dallim i madh. Në Premierligë ju mund të shkoni në Cardiff, kushdo, dhe të humbni. Spanja ka një ligë të mirë po ashtu. Por, këtë sezon, liga angleze është më e vështira”.