Postimi i kandidatit të Vetëvendosjes: Izraeli do të zhduket nga faqja e dheut (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që kandidaturën për kryetar të Rahovecit për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, t’ia besojë adhuruesit të flaktë të Shefqet Krasniqit - që ndiqet penalisht nga shteti për shkak të radikalizmit. Kandidati i VV-së, Visar Korenica, pos që është themelues i një organizate fetare në Rahovec, ai shpreh lirshëm urrejtjen që e ka ndaj popullit izraelit, kështu duke kërkuar që shteti i Izraelit të zhduket nga faqja e dheut.

Lajme

15/09/2017 12:20

Një ndër postimet e shumta të Visar Korenicës në rrjetin social “Facebook” që shprehin qartë adhurimin ndaj hoxhallarëve të akuzuar për terrorizëm dhe fyerje të kombit shqiptar si Shefqet Krasniqi e Imamit Irfan Salihu, është edhe një postim skandaloz i tij, ku kërkon që shteti i Izraelit të zhduket nga faqja e dheut, shkruan Gazeta Express.

“Qyqarë – Kombi juaj herët a vonë do të zhduket nga bota, ashtu siç ka ndodhur me të tjerët si ju”, ka shkruar Korenica, derisa ka shpërndarë një link nga gazeta “Haaretz”, në të cilën është dhënë lajmi se policia izraelite ka hedhur granata të gazit drejtë masës myslimane në afërsi të një xhamie në Irak.

Ky është postimi i Visar Korenicës i bërë më 29 korrik të këtij viti:

Megjithatë, kandidati për kryetar të Rahovecit, shihet se përkrahje të madhe i bën edhe organizatës “TIKA”, organizatë turke e ndërlidhur me terrorizmin, e cila tash e sa vite vazhdon operimin në Kosovë.

Postimet e Visar Korenicës, në përkrahje të aktiviteteve të Organizatës “TIKA”:

Korenica po ashtu nuk heziton të shpërndajë as ligjërata të Shefqet Krasniqit, imamit që po ndiqet për terrorizëm nga shteti për shkak të radikalizmit./M.Kokollari/GazetaExpress/