Portreti më i bukur i familjes së Ritës nga dasma shqiptare (Foto)

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka qëndruar dje në Tiranë bashkë me familje për një dasmë të një të afëmes.

ShowBiz

05/06/2017 08:34

Rita që nga mëngjesi i së dieles ka sjellë imazhe mga Tirana dhe çdo gjë që bëri gjatë ditës, shkruan lajmi.net.

Në mbrëmje ajo u mblodh me familje në dasmën për të cilën kishte udhëtuar dhe u argëtuan deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Nga imazhet që ka publikuar Rita në rrjete sociale mund të veçohet një portret familjar ku shihet Rita me prindërit si dhe motrën e vëllain.

Edhe pse u komentua vizita e mundshme e saj në Kosovë, pas përfundimit të dasmës, Rita ka udhëtuar për Los Angeles. /Lajmi.net/