Porosia e gjetur në kutinë e këpucëve që ka habitur botën (Foto)

Një përdorues i rrjetit social Reddit, ka postuar një mesazh interesant të cilin e kishte gjetur në një kuti këpucësh. Kur e kishte lexuar përmbajtjen e saj ai thotë se kishte mbetur i habitur.

Fun

09/11/2015 11:28

Këpucët janë prodhuar në Etiopi, ndërsa së bashku me të është paketuar edhe një mesazh prekës, transmeton lajmi.net.

“Jemi të etur dhe po punojmë shumë. Ata po na vëzhgojnë, ju lutem na ndihmoni”, shkruante në letrën të cilin ky djalosh e kishte gjetur së bashku me këpucët e porositura. Në porosinë e shkruar figuronte edhe një vizatim në të cilin shihej një person i ulur në tavolinë duke punuar.

Kjo fotografi ka nxitur reagime të ashpra nëpër rrjete sociale, por kjo nuk është porosia e parë e gjetur në kuti të produkteve komerciale ku bëhet thirrje për ndihmë.

Qytetarët e vende perëndimore kishin pranuar porosi të ngjashme edhe më parë, të cilat i kishin raportuar tek autoritet përkatëse dhe të cilat kryesisht vinin nga Kina, vend ky që dyshohet se ka kampe të ndryshme të punës. (lajmi.net)